Nagavci: Opozita nuk flet për cilësinë në arsim se janë vetë përgjegjës

Nagavci prezanton udhëzimin administrativ për punën në shkolla – Lajmet e fundit



Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë është finalizuar udhëzimi administrativ, i cili përcakton dokumentacionin shkollor, përmbajtjen dhe formën e tyre, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit.

Ajo më tej ka thënë se ky dokument sjell disa risi për punën në shkolla, siç është rregullimi i vlerësimit të nxënësve, zyrtarizimi i ditarit personal të mësimdhënësit.

Risitë e tjera të këtij udhëzimi janë:

Harmonizon dokumentacionin shkollor sipas Kurrikulës së re;

Rregullon vlerësimin e nxënësve me ndryshimet që i parasheh UA i ri për vlerësimin e nxënësve;

Për herë të parë unifikon dokumentacionin e shkollave të muzikës dhe atyre artistike;

E zyrtarizon ditarin personal të mësimdhënësit;

Krijon mundësinë për digjitalizimin e dokumentacionit shkollor.

Nagavci ka ftuar drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe zyrtarët e tjerë të arsimit që të japin komentet e tyre për këtë udhëzim.

“Udhëzimi Administrativ është në diskutim publik deri më 11 tetor, andaj ju ftoj t’i adresoni komentet tuaja”, njoftoi ministrja. /Zëri