by lajme.org on August 13, 2022 Analisti Thaçi: Dilemën për shaminë e ka zgjidhur Profeti, mos e lini shkollimin – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Nagavci: Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë gjendjen në arsim – Lajmet e funditin Lajmeon August 5, 2022 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar lidhur me plagjiaturën në Universitetin e Prishtinës, si dhe rënien në ranglistën e “Webometrics”. Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjendja në Universitetin e Prishtinës nuk është e mirë dhe kjo është evidentuar së fundmi edhe në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, sipas të cilës vazhdon rënia e UP-së në rangim, raporton Zeri.info. Postimi i plotë: Me shqetësim kam pranuar njoftimet për verifikim të rasteve të plagjiaturës nga ana e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës. Ndonëse plagjiatura konsiderohet si forma më e rëndë e shkeljes së etikës akademike, jam e vetëdijshme se trajtimi i denoncimeve për plagjiaturë nga organet përkatëse të institucioneve akademike është sfidues. Mirëpres shqyrtimin e rasteve nga Këshilli i Etikës të UP-së, por konsideroj se masat e shqiptuara të pezullimit nga mentorimi i punimeve të diplomës nuk janë adekuate, sepse nuk shpërfaqin gjykimin shoqëror në raport me praktikat e tilla brenda komunitetit akademik dhe nuk i dekurajojnë ato. Andaj pres nga organet përgjegjëse të Universitetit që t’i rishikojnë masat e shqiptuara nga Këshilli i Etikës, duke siguruar respektimin e standardeve të ndershmërisë akademike brenda institucionit. Si Ministre e Arsimit do t’i drejtohem Këshillit Drejtues të UP-së me kërkesë që të gjitha organet e universitetit t’i trajtojnë me seriozitet këto dhe rastet e ngjashme. Me Projektligjin e ri për arsimin e lartë, i cili së shpejti do të jetë në diskutim publik kemi paraparë masa të veçanta për parandalimin e të gjitha formave të cenimit të integritetit akademik, përmes formimit të Komitetit Etik në nivelin qendror, si dhe obligimit që të gjitha institucionet e arsimit të lartë të kenë këshilla të etikës. Po ashtu, Projektligji parasheh një afat të arsyeshëm brenda të cilit i gjithë personeli akademik duhet të jetë në gjendje t’i arsyetojë thirrjet akademike, në pajtim me standardet e përcaktuara me ligj. Gjendjen në Universitetin e Prishtinës nuk e kemi të mirë dhe kjo është evidentuar së fundmi edhe në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, sipas të cilës vazhdon rënia e UP-së në rangim. Kjo është e papranueshme dhe s’mund të vazhdojë. Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë këtë gjendje. Stafi akademik duhet të jenë persona me integritet e kredibilitet të lartë profesional e personal. Andaj dhe angazhimi ynë për të përmirësuar këtë gjendje do të jetë këmbëngulës e pa hezitim. /Zëri Previous PostNext Post
on August 13, 2022 Analisti Thaçi: Dilemën për shaminë e ka zgjidhur Profeti, mos e lini shkollimin – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Debati për shaminë, avokati Koci: Në Kosovë ata që mendojnë ndryshe nuk ndihen të sigurtë – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Diane Keaton thotë se ‘askush’ nuk donte që Al Pacino të merrte pjesë në ‘The Godfather’
on August 12, 2022 Osmani ngushëllon familjet e të vrarëve në Cetinë të Malit të Zi – Lajmet e fundit