by lajme.org on March 5, 2021 Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Mjeku shqiptar: Javët në vijim do të jenë problematike për Italinë – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Kamberi: 5 Marsi nuk është vetëm i Prekazit dhe Kosovës, por trashëgimi botërore e luftës kundër fashizmit – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 5, 2021 Paradoksi i mbetjeve ushqimore dhe urisë në botë/ Publikohet raporti i Kombeve të Bashkuara
by lajme.org on March 5, 2021 Ryvije Elshani, gruaja që me vajin për vëllain e vrarë kishte kthyer sytë e botës nga Kosova
by lajme.org on March 5, 2021 ‘Google’ liston Uta Ibrahimin si një ndër gratë më të suksesshme në botë
by lajme.org on March 5, 2021 Gruaja e Adem Jasharit e cila në kohë lufte barte municione dhe luftonte
by lajme.org on March 5, 2021 Bebe Rexha ndërpret lidhjen direkte pasi një burrë i ekspozon pjesët intime
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë ‘Nanë, s’të dal kurrë hakut’in Kulturëon February 23, 2021 Nga Amela Temja Ndoshta nuk muj’ me ta kuptu merakun që ke sa herë që bie t’flejsh e nuk mundesh mem puth sepse nuk m’ke afër, edhe pse jam aq e sigurt që ti m’puth çdo natë me zemër. Ndoshta s’kam mujt me ta prek shpirtin e me pa si t’digjet sa herë që mbi krye m’ke qëndru kur jam sëmurë por e di që ke vlue përmrena. Unë nuk e di sa e lodhshme ásht për ty mem bërtit sa herë që i dorëzohena gabimeve t’jetës por di që çikën tande s’kishe dásht me ta prek as puplat e lene ma e keqja e njerëzve. Unë nuk t’i di t’dhimtat e lindjes kur m’ke pru në jetë por di që i kishe përjetu çdo ditë, çdo sekondë veç me pa evladin tánd dhe zemrën n’gjoksin tànd si i rreh. Ndoshta unë kurrë s’kam me u ba as sa gjysma jote, por di që gjysma jeme asht plot 24 vjet prej áshtit tánd. E unë kisha mujt me ken bija e çdo femne tjetër, por jam e jotja me plot bekime, e nje grueje trime, me zemër t’madhe që e thrras nanë. Ndoshta njëmij vjet me i pas n’kyt dyrnja unë kurrë s’kam me ta shlye borxhin, edhe pse ti kur e ndin këto fjalë ngulfatesh sesi unë nuk e kuptoj që për ty jam një dhuratë e Zotit. Unë di veç me ngreh zanin e me qajt, at’herë kur jeta m’rrzon e ma jep shuplakë tuj harrue që edhe ti i ke, por që i sheshon se t’mijat të vrasin ma shumë se tuajat dhe gjithmonë aty je. Nanë, s’të dal kurrë hakut. Sa herë bota ka hedh hi mbi evladin “vajzë” ti ke ditë mem mbyll veshët mos me i ndëgjue e m’ke thanë se ty t’kam hapë dyer n’parajsë. Ke ditë me sheshu fjalt e hallkut përreth se pse kam lind çikë e para për ty nuk asht ken turp por gëzimi ma i madh në jetë. Nuk kam pse me ta dediku dashninë veç një herë si çikë se ti e ke hak me u gzue çdo t’lume ditë. E unë veç me falendëru që e mbaj gjakun tand, gjak që më jep jetë sa t’jetë jeta./ KultPlus.com Previous PostNext Post