by lajme.org on January 25, 2021 Hyperlinks In between Picture Game titles And then Gaming Succeed More deeply When compared to Before Theory, Analyze Reveals
by lajme.org on January 25, 2021 Komisioneri për Zgjerimin: Në KE nënvizova nevojën e Ballkanit Perëndimor për vaksinat dhe çështjen e Navalnyi
by lajme.org on January 25, 2021 Publikohet lista e poetëve pjesëmarrës në garën letrare të Flakës së Janarit
by lajme.org on January 25, 2021 Aktorja na tregon si është të kesh tre fëmijë nga tre baballarë të ndryshëm
by lajme.org on January 25, 2021 Reperi i njohur arrestohet pas një përleshjeje me policinë në vetëmbrojtje
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeShkencë NASA kthen sytë nga DielliPrej dekadash NASA ka drejtuar sytë nga yjet e largët duke harruar yllin që kemi në shtëpinë tonë…kjo deri më tani.in Shkencëon June 17, 2017 Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi nisjen e një misioni shkencor rreth Diellit. Misioni është i pari i këtij llojit dhe NASA shpreson që përmes tij të sigurojë të dhëna të rëndësishme mbi sipërfaqjen dhe mënyrën sesi punojnë yjet si i yni. Sonda “Solar Probe Plus” pritet të niset nga Toka në verën e 2018-s dhe të orbitojë në një distancë prej 6.2 milionë kilometra nga sipërfaqja e Diellit ku do t’u bëjë ballë temperaturave që shkojnë deri në 1400 gradë celcius. Misioni është menduar deri në detaje dhe inxhinierët, astronomët dhe shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës thonë se sonda do t’u mbijetojë kushteve ekstreme. “Sonda do të vëzhgojë atmosferën dhe sipërfaqjen e Diellit dhe do të dërgojë në Tokë të dhëna që do t’u japin përgjigjje shumë pyetjeve që kemi, por edhe të ndihmojë në parashikimin më të mirë të motit hapësinor dhe stuhive diellore dhe ndikimit që kanë ato në Tokë”, thuhet në një njoftim të NASA-s. Nëse ky mision do të realizohet, kjo do të ishte hera e parë që një objekt njerëzor i afrohet në të tillë distancë një ylli, por nuk do të ishte përpjekja e parë për të mësuar më shumë rreth tij, transmeton tch. Misioni i parë njerëzor drejt Diellit ishte në vitin 1976, kur Helios 2 iu afrua yllit të sistemit tonë në 43 milionë kilometra. Previous PostNext Post
on November 13, 2020 NASA zbulon “automjetin” që do mundësojë dërgimin e astronautëve në Hënë dhe Mars
on March 3, 2020 NASA lançon turizmin në hapësirë të aksesueshëm për këdo – Sa do të kushtojë qëndrimi në shtëpinë më të afërt me universin