NASA lançon turizmin në hapësirë të aksesueshëm për këdo - Sa do të kushtojë qëndrimi në shtëpinë më të afërt me universin

NASA lançon turizmin në hapësirë të aksesueshëm për këdo – Sa do të kushtojë qëndrimi në shtëpinë më të afërt me universin

Kompania e eksplorimit të hapësirës Axiom është duke filluar një program turizmi hapësinor për të dërguar turistë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

NASA dhe Axiom kanë kontraktuar arkitektin francez  71-vjeçar, Philippe Starck, për të dizajnuar shtëpinë që do të akomodojë turistët, e cila planifikohet të vihet në përdorim në vitin 2024.

Modulet e krijuara nga Starck do të strehojnë astronautë kombëtarë nga vende që nuk janë anëtare të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, plus qytetarë privatë, sipas Architectural Digest. Kushdo që paguan çmimin dhe i nënshtrohet trajnimit 15-javor mund të hipë në një fluturim hapësinor. Çmimet raportohet të jenë deri në 35,000 dollarë. Çdo fluturim do të udhëhiqet nga një astronaut i stërvitur dhe pasagjerët e tjerë duhet të kalojnë një test fizik përpara fillimit të stërvitjes. Pasi trajnimi të ketë mbaruar, pasagjerët do të jenë të përgatitur të hyjnë në hapësirë. Shikoni fotot nga shtëpia në hapësirë.

 

 

 

DOSTI BANUSHI SCAN

BURIMI: BUISNESS INSIDER

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.