NASA publikon fotot të tjera të universit nga teleskopi James Webb

NASA publikon fotot të tjera të universit nga teleskopi James Webb

NASA publikoi ditën e sotme imazhet e para me ngjyra që teleskopi James Webb dërgoi në Tokë.

Objektivat e parë të teleskopit ishin Carina Nebula, Unaza Jugore, SMACS 0723, WASP-96B dhe Stephan Quintet.

Imazhet e para treguan sot Unazën Jugore e cila është 2,500 vite dritë larg kapur nga kamera me infra të kuqe e JWST. NASA thotë se teleskopi arriti të vëzhgojë gazin e një ylli në vdekje në detaje të paprecedent, shumë më tepër sesa Hubble ishte në gjendje të kapte në 1998.

Stephan Quintet është një grup galaktikash në kostelacionin e Pegasusit 290 milionë vite dritë larg. Vihet re një përplasje mes 4 galaktikave.

Në fotot e NASA u shfaqën edhe retë kozmike të Carina Nebula që gjendet 7,600 vite dritë larg. Përveç hapësirës, NASA postoi edhe një foto të ekzoplanetit WASP-96b duke treguar përbërjen e atmosferës dhe që gjendet 1,150 vite dritë larg.

Imazhi i parë i NASA ishte një grup galaktikash, SMACS 0723 4.6 miliardë vite dritë larg. /PCWorld Albanian