by lajme.org on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 16, 2022 AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë
by lajme.org on August 15, 2022 Kroacia, 7 nga kampingjet më të mira për aventura në natyrë gjatë verës së vitit 2022
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Ndahen çmimet e Panairit të Librit në Ulqinin Kulturëon August 1, 2022 Ky vit shënjoi 21-vjetorin e Panairit të Librit në Ulqin, një event i rëndësishëm i kulturës së rajonit, që ka bërë bashkë librin shqip nga të gjitha hapësirat shqipfolëse, duke pasur një kontribut në përsosjen e gjuhës shqipe përmes leximit. Një numër i madh shtëpish botuese, institucione kulturore dhe përfaqësues të letrave nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, etj., kanë sjellë në këtë panair botimet më të fundit. Promovime librash, diskutime, konferenca kanë shoqëruar ditët e këtij panairi. Mbrëmjen e djeshme u bë ndarja e çmimeve të panairit të 21-të të Librit “Ulqini 2022”. Çmimi “Dega e Ullirit” shkoi për shkrimtarin Xhahid Bushati për përmbledhjen me vjersha “Trumcak bredharak” (Mediaprint). Çmimi “Servantes” shkoi për Erion Gjatollin, për përkthimin nga italishtja të romanit “Ethet” të Jonathan Bazzi (Toena). Çmimi “Liburnia” shkoi për shkrimtarin Ridvan Dibra, për romanin “Gruaja që deshe” (Onufri). Çmimi “Olcinium” shkoi për Fatmir Toçin, autor i “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” (Toena). Çmimet iu dorëzuan fituesve nga personalitete të kulturës së shkruar, që ishin të pranishëm: nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli, shkrimtari Odise Kote, botuesi Bujar Hudhri, akademik Neritan Ceka. Juria që mori në analizë këtë herë prurjet e shtëpive botuese pjesëmarrëse në panair, përbëhej nga personalitete të fushës: Arta Marku Qëndro (kryetare), Dorian Koçi (anëtar), Ismet Kallaba (anëtar). Nesër do të jetë dita e fundit e edicionit të 21-të të panairit të Ulqinit./atsh/ KultPlus.com Previous PostNext Post
on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kroacia, 7 nga kampingjet më të mira për aventura në natyrë gjatë verës së vitit 2022
on August 15, 2022 3 mënyra të sigurta për t’u pasuruar gjatë një recesioni – pa qenë nevoja të rrezikoni shumë para