Ndërron jetë këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, John Prine

Ndërron jetë këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, John Prine

Kantautori John Prine, me një karrierë prej pesë dekadash vdiq në moshën 73-vjeçare raporton CNN, përcjellë KultPlus.

Prine ishte tekstshkrues i njohur, artist që bashkëpunoi me shumë emra të njohur të skenës botërore.

Në vitin 2005, ai interpretoi në Bibliotekën e Kongresit duke dhënë një shfaqje fantastike me këngët e tij që ndërthuren me poezinë.

Grammys e nderoi atë me çmimin e arritjes së jetës në janar. /KultPlus.com