Ndihmat e qeverisë, a “thelluan” më shumë krizën? |

Ndihmat e qeverisë, a “thelluan” më shumë krizën? |

Për të përballuar pasojat e pandemisë globale covd-19, qeveria shqiptare duket se u mjaftua vetëm me paketat ndihmëse që ofroi në fillim të zyrtarizimit të saj, ndërsa tani po vijon të mendojë për projektet madhore prej miliona eurosh, që nuk do ti ndihmojnë direkt, të goditurit nga kjo situatë.

Ndihmat e dhëna nga qeveria përfshijnë fondin prej 100 milion eurosh për pagat e luftës pej të cilit kanë përfituar 200 mijë persona. Po ashtu, për bizneset e mëdha, kanë qenë të disponueshme edhe dy fonde garancie, i pari për pagat, rreth 11 miliard lekë në total dhe fondi i dytë prej 15 miliard lekësh për likuiditete. Sipas ministrisë së financave prej këtyre fondeve janë përdorur reth 34%, ku përdorimi më i ulët ka qenë nga paketa e dytë me rreth 10%.

Ekspertët thonë se këto ndihma nuk kanë sjellë efektin që pritej prej tyre, pasi në vend është rritur papunësia, pabarazia sociale dhe tani vendi po vuan krizën e konsumit. [lexoni]