Në galerinë “Paper” u hap ekspozita e Fatmir Mustafës

Në galerinë “Paper” u hap ekspozita e Fatmir Mustafës

Imagjinoni një natë të nxehtë korriku, e ndieni një mushkonjë në krahun tuaj. Instinktivisht e godisni shuplakë, vetëm për të zbuluar se ajo veçse ka ikur dhe ju ka lënë me një pickim që vazhdoni ta kruani.

Kësisoj e shpjegon Fatmir Mustafa rolin që një vepër arti duhet ta luajë për publikun.