Në Likoshan dhe Qirez do të mbahen homazhe për nder të dëshmorëve dhe martirëve

Në Likoshan dhe Qirez do të mbahen homazhe për nder të dëshmorëve dhe martirëve – Lajmet e fundit



Kosova do të nderojë sot, të vrarët dhe të masakruarit nga forcat policore dhe ushtarake serbe, në Likoshan dhe Qirez 21 vjet më parë.

Ud.e presidentes Vjosa Osmani, përfaqësues të komunës së Skenderajt bashkë me ata të komunës së Drenasit, si dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojnë homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve të rënë, raporton Zeri.info

“Më datë 28 shkurt 2021, për nder të Përvjetorit të Betejes së Likoshanit e Qirezit, Komuna e Skenderajt bashkë me Komunën e Drenasit dhe Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke filluar nga ora 11:00, do të organizojnë homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve të rënë në këtë betejë”, thuhet në njoftim.

Të pranishëm në homazhe do të jenë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani. /Zëri