Nesër mot i vranët dhe me shi

Në pesë ditët e ardhshme mot me reshje shiu e bore – vikendi pritet të jetë i ngrohtë – Lajmet e fundit



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë së hënës do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu. Në viset malore do të ketë dhe reshje bore.

“Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet edhe reshje bore. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. /Zëri