Në rritje numri i të infektuarve me COVID-19 në Prishtinë, 40 raste të reja

Në rritje numri i të infektuarve me COVID-19 në Prishtinë, 40 raste të reja – Lajmet e fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e 24-orëve të fundit ka bërë të ditur për 40 raste të reja me koronavirus në kryeqytet.

Njëjtë edhe ditën e djeshme vetëm në Prishtinë, është raportuar për 41 raste positive, përcjell “Zeri.info”.

Në një statistikë të bërë publike nga IKSHPK të datës 29 qershor, u bë e ditur se Prishtina kryeson listen me numrin më të madh te personave të infektuar.

Siç shihet në këtë statistikë, në Prishtinë deri më datë 29 qershor, kanë qenë 625 persona të infektuar ndërsa tani me 40 personat që dolën sot pozitiv numri I të infektuarve shkon në 665./Zëri