Në Shqipëri as në këtë fundjavë nuk ka masa lehtësuese ndaj COVID-19

Në Shqipëri as në këtë fundjavë nuk ka masa lehtësuese ndaj COVID-19 – Lajmet e fundit



Në Shqipëri, edhe këtë fundjavë nuk do të ketë lehtësime të masave ndaj koronavirusit. Kështu njofton kryeministri Edi Rama, duke theksuar se edhe fundi i kësaj jave do të jetë i kufizuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një status në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se fundjava do të vijojë njësoj si e shkuara, që do të thotë se në zonat e kuqe do të kenë liri-dalje deri në orën 10:00 të moshuarit, dhe nga ora 11:oo deri në 17:30 prindërit me fëmijët.