Në Spitalin e Pejës, 5 pacientë në gjendje të rëndë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës, 5 pacientë në gjendje të rëndë me COVID-19 – Lajmet e fundit



Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, prej tyre 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“8 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 17 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, përcjell “Zeri.info”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

“13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2.917 analiza”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime radiologjike dhe prej tyre 85 rëntgenë, 22 EHO dhe 14 CT. /Zëri