Në vend të iPhone, Apple prezanton modelet e fundit të iPad

Në vend të iPhone, Apple prezanton modelet e fundit të iPad

Ka kaluar 1 vit e gjysmë nga iPad Air i fundit prezantuar nga Apple që do të thotë se tani kompania është gati prë një model të ri.

Apple prezantoi sot iPad Air të 2020 dhe ka ngjashmëri të shumta me iPad Pro. Dallimet nga gjenerata e kaluar janë të shumta por mund të fillojmë që nga ekrani ku modeli i 2020 ka madhësi 10.9-inç.

Është paksa më i vogël sesa iPad Pro 11-inç. Butoni i vjetër Touch ID është zëvendësuar me një sensor të shenjave të gishtërinjve integruar në butonin e ndezjes.

Face ID është lënë jashtë për të reduktuar koston. iPad Air i 2020 është iPad i dytë që përdor lapsin e gjeneratës së dytë Apple Pencil. Ky i fundit ngjitet magnetikisht me tabletin për tu karikuar njëlloj si iPad Pro.

Tableti ka një kamër të pasme e njëjta me atë që ndodhet në iPad Pro. Sensori 12-megapiksel ka hapje f/1.8. altoparlantët janë dizajnuar gjithashtu.

Për herë të Apple do të shesë iPad në pesë ngjyra të ndryshme përfshirë e artë rozë, blu dhe jeshile krahas ngjyrës së zezë dhe argjendtë.

Së fundi në harduerin e brendshëm fshihet një procesor Apple A14 Bionic. Tableti ka një portë USB-C dhe një konektor magnetik për tastierën Magic Keyboard.

iPad Air i ri fillon nga 599 dollarë për 64GB memorie ose 729 dollarë për variantin LTE dhe 64GB memorie. Modeli 256GB kushton 150 dollarë më tepër.

iPad i ri me procesorin A12 Bionic

Përveç iPad Air, Apple zbuloi edhe një model buxhetor i cili do të kushtojnë 329 dollarë dhe vjen me çipin A12 Bionic i cili daton nga iPhone XS. Apple thotë se pavarësisht se është i vjetër, çipi ofron performancë grafike të përmirësuar krahasuar me procesorin A10 që kishte modeli bazë i kalua ri iPad.

Përveç procesorit të ri, ky tablet nuk sjell diçka të re. Ende ka të njëjtin ekran 10.2-inç me kornizë të madhe. Gjithashtu ofron mbështetje për lapsin Apple Pencil të gjeneratës së parë. /PCWorld Albanian