by lajme.org on August 13, 2022 Analisti Thaçi: Dilemën për shaminë e ka zgjidhur Profeti, mos e lini shkollimin – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Në veri shfaqen mesazhe kundër vendimit për targat dhe dokumentet – Lajmet e funditin Lajmeon July 30, 2022 Në veri të Kosovës, dy ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb, u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”. Po ashtu, harta e Kosovës, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb është parë në veri të Kosovës dhe mbi të është shkruar “jo dorëzim”, për të kundërshtuar vendimin e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, për shtetasit e Serbisë, që hyjnë në territorin e Kosovës. Kosova ka thënë se një dokument të tillë, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës që 11 vjet. Paraprakisht, më 13 korrik, në Mitrovicën e Veriut, në targat RKS (Republika e Kosovës) u mbuluan me letra ngjitëse me targat KM – që lëshohen nga Serbia – dhe me stemën e Serbisë, ndërsa disa ditë më pas, nëpër makina u panë fletushkat me mesazhin “Jo dorëzim, KM mbetet”. Kosova i konsideron të jashtëligjshme targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia. Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i riregjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti. Çështja e targave kishte rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat. Por, pas skadimit të afatit për të arritur një marrëveshje për targat, dy palët kanë vazhduar regjimin e letrave ngjitëse. /REL Lajme të ngjajshme: Komuna e Prishtinës dhe KFOR-i Ukrainas në aksion për ndihmë qytetarëve të Ukrainës – Lajmet e fundit Hoxhaj pas ratifikimit të Marrëveshjes me MCC-në: Vota jonë, për shtetin dhe qytetarët – Lajmet e fundit Kurti: Blinkeni na kërkoi të jemi konstruktiv dhe kreativ në dialog – të tillë do të jemi – Lajmet e fundit Për rezolutën kundër raportit të Dick Marty, Pallaska: Shqipëria veproi brenda mandatit të saj – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 13, 2022 Analisti Thaçi: Dilemën për shaminë e ka zgjidhur Profeti, mos e lini shkollimin – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie
on August 12, 2022 Debati për shaminë, avokati Koci: Në Kosovë ata që mendojnë ndryshe nuk ndihen të sigurtë – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Diane Keaton thotë se ‘askush’ nuk donte që Al Pacino të merrte pjesë në ‘The Godfather’