Nëna duke përqafuar me plot dhimbje e mall fotografinë e djalit të vrarë në masakrën e Reçakut

Nëna duke përqafuar me plot dhimbje e mall fotografinë e djalit të vrarë në masakrën e Reçakut

Janë bërë 21 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, shkruan KultPlus.

Më 15 Janar
1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të
paarmatosur.

Në përkujtim
të përvjetorit të kësaj masakre, sot u bënë homazhe në Kompleksin Përkujtimor
në Reçak, si dhe u mbajt akademi përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në
Shtime.

Shefi i misionit
të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër
njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin
ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova. Sot, në 21 vjetorin
e kësaj masakre, Walker erdhi për vizitë në Reçak ku përveç homazheve, u pa
edhe shumë i afërm me fëmijët e dëshmorëve.

Ajo çka ka
mbetur e njëjtë sot e 21 vite, është dhimbja e familjarëve për humbjen e më të
dashurve të tyre.

Gjatë ditës,
një nënë është fotografuar teksa përqafon fotografinë e djalit të saj, plot
dhimbje e mall për të. Këto pamje edhe sot janë të vështira dhe prekin zemrën e
secilit qytetar.

Fotografia ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale duke dëshmuar kështu për dhimbjen që i shoqëron këta njerëz tash e 21 vite. / KultPlus.com