Nënkryetari i Gjilanit: Gjendja është nën kontroll ka mundësi të menaxhimit pa masa shtesë

Nënkryetari i Gjilanit: Gjendja është nën kontroll ka mundësi të menaxhimit pa masa shtesë – Lajmet e fundit



Përmes llogarisë në Facebook, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka marrë një shembull për të arsyetuar se gjendja ende është nën kontroll dhe se ka mundësi të mëdha menaxhimi, pa vendosje të masave strikte shtesë.

“Është faktike që nëse krahasohet numri i rasteve aktive me COVID19 që kemi deri më tani, janë diku rreth 80% e të prekurve në shtëpi dhe vetëm 20% janë në hospitalizim”, arsyeton ai, ndërkaq konsideron se qytetarët janë të kujdesshëm në përcaktimin e asaj që u rekomandohet për çdo ditë.

Në të njëjtën kohë nënkryetari i Gjilanit bënë thirrje për unifikim të punës dhe qëllimeve karrshi pandemisë.

“Poashtu, duhet të jemi bashkë dhe të përmbahemi edhe më tutje në përcaktimin e rrugës së përbashkët për ta mundur virusin, duke mos ia rrezikuar mirëqenien qytetarëve dhe bizneseve tona. Situata menaxhuese e pandemisë i ka të metat dhe përparësitë e saja, mirëpo, qëllimi dhe synimi i vetëm i saj është të jetë rezultati sa më i mirë, në favor të shëndetit dhe mirëqenies qytetare, pa i cënuar asnjërën! Vetëm të bashkuar, ia dalim”, shkruan Ismajli. /Zëri