by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Nesër mbahet konferenca “Reprezentimi i barabartë në Teatër – Mundësitë dhe realiteti për aktoret dhe aktorët”in Kulturëon August 3, 2022 Nesër më 4 gusht, 2022 nga ora 11:00, Artpolis dhe Prizrenfest organizojnë konferencën “Reprezentimi i barabartë në Teatër – Mundësitë dhe realiteti për aktoret dhe aktorët” tek Shtëpia e Shani Efendisë, në Prizren, përcjell KultPlus. Kjo konferencë sjell një diskutim të gjerë ndërmjet akterëve të teatrit në Kosovë për mungesën e përfaqësimit të duhur të grave në teatër, përcaktimit të profesioneve sipas stereotipeve gjinore, hapësirat jo të duhura për krijime artistike, kushtet e punës, roli i institucioneve kulturore, diversitetit dhe pabarazisë gjinore. Gjithashtu, diskutimi do të zgjerohet në mundësitë ekzistuese dhe ato që duhet krijuar për diversitet dhe barazi gjinore edhe në teatër. Teatri është një nga pjesët më esenciale të diversitetit kulturor. Megjithatë, shumë shpesh performancat artistike dhe stafi nuk e reflektojnë diversitetin real të qyteteve dhe vendeve në të cilat jetojmë, dhe nuk ka përfaqësim e mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët – pavarësisht gjinisë, orientimit seksual, etnisë apo klasës. Këtë e tregon edhe hulumtimi “Barazia Gjinore dhe Diversiteti në Teatrot Evropiane” të realizuar nga Konventa Evropiane e Teatrit (ETC), i cili ndër të tjera thotë se gratë kanë pasiguri më të lartë në kontrata se sa burrat, dhe janë të pranishme në “profesione stereotipike gjinore”, dhe “më pak të pranishme në krye të hierarkisë”. Sipas këtij studimi burrat kanë prezencë më të madhe në programet teatrore dhe dominojnë “pozitat prestigjioze” në dramaturgji, regji, dhe staf teknik, përderisa gratë dominojnë në kostumografi dhe parukeri. Ky studim vë në pah edhe faktin se kur gratë janë në vendimmarrje si autoret dhe regjisore ato demonstrojnë një prirje të qartë drejt barazisë në krahasim me kolegët e tyre burra. Si shoqëri duhet t’u përgjigjemi shumë pyetjeve rreth barazisë gjinore në teatër: Cili është roli ynë si artiste/ë në fuqizimin e grave, cilat janë hapat që duhet ndërmerren për barazi gjinore në teatër, si të rrisim prezencën e grave në hierarkinë e teatrit etj?! Konferenca do të shërbejë si një hapësirë për diskutim të domosdoshëm konstruktiv për të arritur barazinë gjinore, e fuqizimin e grave në teatër. / KultPlus.com Previous PostNext Post
on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Kurti përsërit për Reuters: Kosova është e përgatitur për një sulm të mundshëm të armatosur nga Serbia – Lajmet e fundit