Nesër nis faza e dytë e lehtësimit të masave, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes

Nesër nis faza e dytë e lehtësimit të masave, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes – Lajmet e fundit



Komuna e Prishtinës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, po iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në fazën e dytë të lehtësimit të fazave ndaj pandemisë COVID-19

Në postimin e Komunës së Prishtinës thuhet me ardhjen e fazës së dytë të lehtësimeve, nuk nënkuptohet lehtësim i masave mbrojtëse.

“Faza e dytë e lehtësimeve të lëvizjes dhe hapjes graduale po fillon nga NESËR. Por kjo nuk do të thotë lehtësim i masave mbrojtëse, sepse pandemia #covid19 nuk ka përfunduar ende. Andaj, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në zbatimin e të gjitha udhëzimeve të IKShP-së lidhur me #covid19”, theksohet në postimin e Komunsës së Prishtinës.