Nesër protestohet para MASHT-it, shkak sulmi seksual ndaj një nxënëse në Prishtinë

Nesër protestohet para MASHT-it, shkak sulmi seksual ndaj një nxënëse në Prishtinë – Lajmet e fundit



Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nesër do të mbajë protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kjo protestë do të mbahet nga ora 12:00.

Protesta do të mbahet pas raportimit të një rasti të sulmit seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.

Po ashtu, në njoftimin për media nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se kjo protestë do t’i ketë tri kërkesa, futja e edukatës seksuale në shkolla; Ambiente të sigurta për nxënëset/it dhe Punësimi i punëtoreve/ëv socialë dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat./Zëri