Nga 231 mostra të testuara për COVID-19, mbi 50% dolën pozitivë

Nga 231 mostra të testuara për COVID-19, mbi 50% dolën pozitivë – Lajmet e fundit



Ndërsa numri i personave të prekur me COVID-19 po shkon duke u ngritur ditëve të fundit, ajo çfarë bie në sy është se sot, mbi 50% e të testuarve rezultuan pozitivë.

Nga 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 122 raste kanë rezultuar pozitivë.

Kujtojmë se nga muaji mars kur u evidentua rasti i parë pozitiv në Kosovë me COVID-19, 49 persona kanë humbur betejën me të. /Zëri