Nga cilat komuna janë të prekurit me Koronavirus

Nga cilat komuna janë të prekurit me Koronavirus – Lajmet e fundit



Pas publikimit të rezultateve nga IKSHPK, pacientët të culet rezultuar pozitiv me  Covid 19 janë nga komunat të ndryshme të Kosovës, shkruan Zëri.info.

Me 8 persona që rezultuan pozitiv për datën e sotme 22 prill prinë qyteti i Kamenicës.

 Më poshtë gjeni radhitjen e komunave sipas numrit të të infektuarve:

Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan./ Zëri.info