Nga Kosova prodhohen lajme të rreme për Kanadanë

Nga Kosova prodhohen lajme të rreme për Kanadanë – Lajmet e fundit



Një artikull që pretendon se kanadezët mund të gjobiten me 2,500 dollarë dhe të përballen me ndalimin e ngasjes nëse kapen duke pirë cigare gjatë vozitjes, po qarkullon në Facebook.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ky pretendim është i rremë pasi nuk ka ndalime ligjore që ndalojnë pirjen e duhanit në veturat private, por kjo vlen në disa qytete nëse në veturë është një i mitur dhe mund të jepet gjobë, por jo revokim të patentë shoferi, siç shkruhet në artikull, i cili bazën e ka në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Image

“Duke filluar nga sot, ndalohet pirja e duhanit në veturë dhe mund të gjobitesh me 2500 euro”, shkruan faqja “toronto-ontario.neës”, duke pretenduar se “pirja e duhanit ndërsa ngisni makinën në Kanada është zyrtarisht e paligjshme në disa prej rajoneve”.

Megjithëse artikulli daton nga shtatori, Facebook thotë se ai ishte shpërndarë të paktën 6,300 herë që nga 8 shkurt 2021, përfshirë nga një faqe në Facebook e quajtur “Vetëm në Kanada”, e cila ka të njëjtën logo me “toronto-ontario.neës”.

Megjithëse duket se është një faqe lokale Kanadeze, nga të dhënat në Facebook, personat që publikojnë lajme në këtë faqe janë në Kosovë, shkruan AFP, transmeton Zeri.info.

Image

Zyrtarët kanadez i kanë thënë AFP-së së asnjë prej pretendimeve të këtyre lajmeve nuk qëndron./Zëri