by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Nga një muaj paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim lidhur me ndërtimin e stadiumit në Magure – Lajmet e funditin Lajmeon January 25, 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Kushtrim Salihut, Xhelil Muratit, Labinot Dedushit, Valëzim Mziut, Driton Gashit, Ismet Jashanicës, Enver Elshanit, Rrahman Ollurit dhe Metë Bytyqit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Mashtrim”. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. Ndryshe, në kërkesën e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. “Kushtrim Salihu, si menaxher i kontratës së lidhur në mes të Komunës së Lipjanit, më 13 nëntor 2018, me titull “Rregullimi i fushës së futbollit në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit”, në vlerë prej 299.555.41 euro, të cilët kanë përpiluar raport për realizimin e punimeve sipas përmasës dhe llogarisë të paraparë në kontratë, e që dyshohet që punimet të cilat janë paraqitur në raporte të njëjtat punime kinse janë realizuar, ndërsa të pandehurit Xhelil Murati, Valzim Mziu dh Labinot Dedushi, si anëtarë të komisionit për pranim teknik kanë bërë pranimin e punimeve me datë 06.11.2019 dhe kanë lëshuar certifikatën e përdorimit të fushës edhe pse punimet nuk janë realizuar sipas kontratës, kjo dëshmohet në bazë të gjendjes faktike në fushën e futbollit të lartcekur”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Tutje thuhet se i pandehuri Driton Gashi, në cilësi të menaxherit të kontratës nga kompania “DINO”, edhe pse ka qenë në dijeni se punimet nuk janë kryer sipas paramasës të cekur në kontratë, ka përpiluar raporte kinse punimet kanë pëfunduar dhe me këtë rast janë bërë pagesat nga AK, Komuna e Lipjanit, edhe pse këto punime nuk ishin realizuar sipas kontratës. “Pas pranimit teknik të punimeve, përfaqësues nga Komuna e Lipjanit me datë 31.08.2020, kanë lidhur kontratë me OE “Konaku Grup” me titull “Rregullimi i stadiumeve në Dobraj të Madhe dhe Magure”, faza e dytë në vlerë prej 118.000. 114.03 euro, ku në fushën në Magure për këtë projekt kanë qenë të parapara 50.983.12 euro, të pandehurit Labinot Dedushi, tani në pozitën e menaxherit të kontratës ka përpiluar raport kinse OE “Konaku Grup” i ka realizuar punimet edhe pse pozicionet e parapara me kontratë nuk janë realizuar”, thuhet më tej në kërkesën e Prokurorisë. Po ashtu, Prokuroria pretendon se të pandehurit Ismet Jashanica, Enver Elshani dhe Rrahman Olluri, në cilësi të anëtarëve të komisionit për pranim teknik, më 4 tetor 2021, kanë bërë pranimin teknik dhe kanë lëshuar certifikatë të përdorimit edhe pse punimet e parapara me kontratë nuk janë realizuar. Ndërsa, i pandehuri Metë Bytyqi thuhet se në cilësi të menaxherit të kontratës nga kompania punëkryerëse “Konaku” Sh.p.k. edhe pse ka qenë në dijeni se punimet nuk janë kryer sipas paramasës së cekur në kontratë dhe ka përpiluar raporte kinse punimet kanë përfunduar, në këtë rast ka bërë pagesat nga AK, Komuna e Lipjanit, edhe pse këto punime nuk ishin realizuar sipas kontratës. Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim” nga neni 415, par.2 i Kodit Penal dhe “Mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 5 i Kodit Penal. Lajme të ngjajshme: Komuna e Lipjanit pas arrestimit të nëntë zyrtarëve komunalë: Kontratat për stadiumin në Magure janë publike – Lajmet e fundit Raportohet për një barrikadë të re në Jagnjenicë të Zubin Potokut – Lajmet e fundit Raportimet për rrëmbim të serbëve në veri, incidente të armatosura – dita e 13-të nga barrikadimi i veriut – Lajmet e fundit Klinaku: Askund në botë s’ka gjykatë që gjykon një etni, Kuvendi të ndryshojë ligjin për Specialen – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit