Ngjashmëria me Harry Potterin ia ndryshoi jetën francezit

Ngjashmëria me Harry Potterin ia ndryshoi jetën francezit

Felix Lalo është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok tash për tash. E veçanta e 25-vjeçarit është ngjashmëria e tij e madhe me Harry Potterin, ose më saktë me aktorin që e interpreton këtë rol, Daniel Radcliffe.

Pas një videoje ku fotografitë e tij krahasoheshin me ato të Harryt, llogaria personale e francezit arriti në 1.3 milionë ndjekës, ndërsa videot morën mijëra shikime dhe shpërndarje.

Felixi tregon se ka qenë adhurues i çmendur i filmave dhe librave të Harry Potterit dhe se “superfuqinë” e tij po e shfrytëzon në rrjete sociale.

“Jam në TikTok prej dy muajsh dhe kjo është çmenduri, akoma s’e besoj dot”, deklaron francezi. A2 / KultPlus.com