Ngrihen 91 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

Ngrihen 91 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit – Lajmet e fundit



Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë aktakuza kundër njëqind personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Sipas raportit, numri më i madh i aktakuzave është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me 55 aktakuza, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë sipas prokurorive:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave si dhe, ka ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.