Një falenderim i madh për Dua Lipën që vizitoi Manifesta 14

Një falenderim i madh për Dua Lipën që vizitoi Manifesta 14

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka vizituar së fundi ndërhyrjet që janë realizuar në shumë objekte të njohura në Kosovë në kuadër të Manifestës, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, Bienalja e Manifestës e ka falënderuar Duan për këtë vizitë.

Postimi i plotë:

Një falenderim i madh për Dua Lipën që vizitoi Manifesta 14 këtë javë! Jemi shumë të lumtur që gjetët kohë për të vizituar ndërhyrjet në Hamami i Madh, Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe ekspozitën tonë tematike “The Grand Scheme of Things” në Grand Hotel Prishtina.

Lipa është e njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për karrierën e saj në këngë, por edhe për punën e saj avokuese për rininë dhe komunitetet kulturore të Kosovës dhe liberalizimin e vizave! Faleminderit shume./ KultPlus.com