Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se një person ka humbur betejën me koronavirus.

MSH-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2915 testime nga të cilat 11 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkaq, 22 pacientë janë shëruar nga COVID-19./Zëri