Një i vdekur dhe 1155 raste të reja me COVID-19

Një i vdekur dhe 1155 raste të reja me COVID-19 – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë regjistruar një viktimë dhe 1155 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 3209 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.99.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve paraprake janë shëruar edhe 1850 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 9592. /Zëri