Një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë pasi KEDS-i dëmtoi gypin

Një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë pasi KEDS-i dëmtoi gypin – Lajmet e fundit



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kontraktorë të KEDS-it kanë dëmtuar gypin e ujit në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, me ç’rast banorët e kësaj zone kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Arjeta Mjeku nga Ujësjellësi thotë se KEDS-i nuk e ka sanuar dëmtimin e shkaktuar dhe janë detyruar që të dalin në vend të ngjarjes për ta sanuar atë.

“Por, sesa do zgjasë sanimi varet nga natyra e dëmtimit nga ana e kontraktorëve të KEDS. Ju kërkojmë mirëkuptim”, ka thënë Mjeku. /Zëri