Një polic dhe 2 punëtorë të një ndërmarrjeje dolën sot pozitivë në Prizren

Një polic dhe 2 punëtorë të një ndërmarrjeje dolën sot pozitivë në Prizren – Lajmet e fundit



 

Gjatë së shtunës në komunën e Prizrenit janë bërë 133 testime nga IKSHPK, ku 3 prej tyre dolën pozitivë me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, Haskuka kërkon që të evitohen ditëve festive të Fiter Bajramit vizitat familjare dhe daljet në publik, duke ruajtur maksimalisht distancën për siguri të të gjithëve.

“Të respektohen oraret e lëvizjes, kur të dalim jashtë të mbahen maskat, dorezat që të mbrojmë veten e familjen. Të vazhdojmë të respektojmë këto masa dhe të festojmë këtë festë përmes mesazheve e telefonatave”, theksoi Haskuka.

“Gjurimimi i rasteve dhe personave që kanë pasur kontakte me të infektuarit vazhdon ende. Në ditët në vazhdim do të bëhen edhe shumë testime që të dihet saktë sa persona janë të prekur me koronavirus”, njoftoi kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ndërkaq, aty u tha se nga këto teste, një polic ka rezultuar pozitiv dhe 2 punëtorë të një ndërmarrjeje.