Një prej prodhuesve më të vjetër të laptopëve tërhiqet pas 35 vitesh

Një prej prodhuesve më të vjetër të laptopëve tërhiqet pas 35 vitesh

Gjiganti Japonez Toshiba shiti aksionet e fundit në prodhuesin e kompjuterëve personalë Dynabook. Me këtë lëvizje firma nuk do të ketë më lidhje me prodhimin e kompjuterëve apo laptopëve.

Sharp bleu 80% të divizionit të kompjuterëv etë Toshiba në 2018 për 36 milionë dollarë dhe tashmë ka blerë pjesën e ngelur të aksioneve.

Laptopi i parë Toshiba T1100 u lançua në 1985. Peshon 4kg dhe punonte me disqe floppy 3.5-inç. Në 2011 Toshiba kishte shitur mëse 17 milionë kompjuterë ndërsa në 2017-ën kjo shifër kishte rënë në 1.9 milionë.

Në 2016-ën ndaloi se prodhuari laptopë për tregun Evropian. Një vit më parë kompania kishte postuar 318 milionë dollarë humbje.

Po të njëjtin vit presidenti dhe zëvendës presidenti i kompanisë dhanë dorëheqjen pasi një panel i pavarur kishte gjetur që kompania ka ekzagjëruar fitimet në 6 vitet e kaluara. /PCWorld Albanian