Një punëtor i KEK-ut del pozitiv me koronavirus

Një punëtor i KEK-ut del pozitiv me koronavirus – Lajmet e fundit



Nga 19 rastet e konfirmuara të mërkurën në Kosovë, një prej tyre është punëtor i KEK-ut nga Obiliqi, raporton Zeri.info.

Rasti i konfirmuar sot, është një banor nga fshati Milloshevë dhe është rast kontakti me një person tjetër i cili kishte dalë pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomantimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje ndaj koronavirusit.

“Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtorë në Korporatën Energjitike të Kosovës,në mihjen sipërfaqesore në Bardh”, ka shkruar Gashi në Facebook./Zëri/