Njëzet e një raste me COVID-19 dhe dhjetë të shëruar

Njëzet e një raste me COVID-19 dhe dhjetë të shëruar – Lajmet e fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e testimeve të rasteve të dyshuara me koronavirus, gjatë ditës së sotme.

IKSHPK njofton se sot pozitivë dolën 21 persona, shkruan “zeri.info”.

SIpas këtij raporti, rastet pozitive janë raste kontakti dhe janë nga komuna e Prizrenit (19 raste) dhe 2 nga komuna e Suharekës.

Poashtu, gjatë ditës së sotme 10 të infektuar u shëruan nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, theksohet në raport.

Instituti, vazhdon të kërkojë nga qytetarët që të mbajnë distancën dhe të respektojnë udhëzimet e tjera të parapara nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë./ZERI