Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë / Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë / Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.
Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.