Nothing 1, telefoni që synon të revolucionarizojë industrinë e smartfonëve

Nothing 1, telefoni që synon të revolucionarizojë industrinë e smartfonëve

Kompania Britanike Nothing lançoi ditën e Marte telefonin Android me të cilin shpreson të tronditë tregun.

Pamja ndryshe e Nothing 1 karakterizohet nga disa drita LED në pjesën e pasme që funksionojnë si njoftime. Kompania ngriti 144 milionë dollarë investim për të financuar zhvillimin e pajisjes.

Nga dizajneri i iPhone Tony Fadell, tek youtuberi Casey Neistat dhe kanalin gaming në Twitch Kevin Lin janë disa prej mbështetësve.

Krijuesi i Nothing 1 është 32 vjeçari nga Kina Carl Pei i cili është bashkëthemelues i OnePlus dhe me telefonin e ri ai thotë se dëshiron ti bëjë ato dëfryes për konsumatorët dhe investitorët.

Kompania ka marrë mbi 200 mijë kërkesa për porosi të telefonin prej 399 eurosh, thuajse sa gjysma e çmimit të iPhone dhe është prodhuar në Kinë dhe Indi.

Kompania ka ambicie edhe në produktet luksoze dhe Pei thotë se synon të bashkëpunojë me prodhuesin e makinave elektrike Tesla.

Nothing ka shifur gjysmë milionë njësi të produktit të parë, kufje wireless Ear 1. Megjithatë Nothing 1 ka një mal për të ngjitur. /PCWorld Albanian