13 të moshuar me COVID-19 të izoluar në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Nuk blejnë dot as ilaçet! Pensionistët në Kosovë përballen me vështirësi të shumta – Lajmet e fundit



Në kohën kur të gjithë po merren me pasojat e pandemisë Covid-19, për pensionistët pothuajse askush nuk po mendon. Ata që jetojnë në fshat, si Fazli Drenoci, sikur e kanë më të lehtë ta përballen më këtë situatë. Në qytet vijnë një herë në javë.

 “Unë jetoj në fshat, ngrihem në mëngjes, kam disa pula, e kam ca tokë, e punoj tokën. Një lopë dhe merrem me punë të fshatit”,  tha i moshuari Fazli Drenoci.

Pensionistët që jetojnë në qytet, kanë një pikë takimi, që është një restorant i vogël, pranë shoqatës së tyre, por me masat kufizuese të qeverisë, aty tani mund të takosh fare pak nga ta.

“Ky është restoranti që ndodhet në qendër të Prishtinës e ku pensionistët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre. Një kafe si kjo e imja dhe pak shoqëri mes vetes, bën që ata të kalojnë këtë kohë pandemie, ndonëse ndihen paksa të braktisur”, raporton gazetari i Euronews Albania.

Ankesat e tyre janë të shumta, e pandemia ua ka shtuar edhe hallet tjera.

 “Megjithatë, jemi larg përmbushjes së nevojave të pensionistëve si kategori. Njerëzit që i marrin ato mjete në emër të pensionit s ilaçe, barna për mirëmbajtjen e trupit të vet e shëndetit të vet nuk u dalin”, tha Qerim Zariqi, pensionist.

“Si pensionist, dalim me shokë e pimë nga një kafe, nga dy a tre orë edhe ecim në shtëpi, s’ke çfarë të bësh. vende s’kemi shumë nuk janë të interesuar shumë për pensionistë”,  tha pensionisti, Qamil Nika.

Për të dëgjuar hallet e tyre, ditë më parë drejtuesit e shoqatës së pensionistëve i priti në takim kryeministri Avdullah Hoti. Por mesa duket gjithçka përfundoi me atë bisedë, pasi nuk u tha nëse për to do të ketë ndonjë ndihmë.