Nuk ka kandidatura për drejtues prokurorish - Ibrahimi: 2020, vit i vështirë prej Pandemisë. Vijon Vetting-u përgjatë gjithë karrierës

Nuk ka kandidatura për drejtues prokurorish – Ibrahimi: 2020, vit i vështirë prej Pandemisë. Vijon Vetting-u përgjatë gjithë karrierës

Kreu i KLP Gent Ibrahimi e ka konsideruar vitin 2020 mjaft të vështirë për shkak të Pandemisë, ndërkohë që organi i akuzës po vuan shkarkimet e shumta për shkak të procesit të Vetting-ut. Në raportimin vjetor në Komisionin Parlamentar të Ligjeve Ibrahimi ka siguruar se procesi i vlerësimit të profesionalizmit, integritetit dhe pasurisë së prokurorëve nuk do mbyllet me Vetting-un por do vijojë përgjatë gjithë karrierës së tyre.

Një prej sfidave kryesore të KLP për vitin 2021 është plotësimi i SPAK me 25 anëtarë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.