Nuk kalon rezoluta për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Nuk kalon rezoluta për menaxhimin e pandemisë COVID-19 – Lajmet e fundit



Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca plenare e udhëhequr nga Vjosa Osmani, raporton “Zeri.info”.

Në këtë seancë kanë dështuar dy rezolutat për pandeminë. Së pari ka dështuar të votohet rezoluta e Vetëvendosjes lidhur me pandeminë e koronavirusit.

E njëjta mori vetëm 25 vota për dhe pika shtyhet në mungesë të kuorumit.

Ndërsa nuk votohet rezoluta për menaxhimin e pandemisë COVID-19 e rekomanduar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Vetëm 20 deputetë kanë votuar, mirëpo nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm as për rezolutën e dytë. /Zëri