Nuk lejohet lëvizja e qytetarëve nëpër sheshet e Kosovës, rregulla të reja në Prishtinë

Nuk lejohet lëvizja e qytetarëve nëpër sheshet e Kosovës, rregulla të reja në Prishtinë – Lajmet e fundit



Është koha kur qytetarëve u lejohet të lëvizin lirshëm por sheshet e kryeqytetit po qëndrojnë të zbrazëta.

E shirita të policisë ka në çdo pjesë ashtu si edhe pjesëtarë të forcave të rendit.

E kjo pamje është ndryshe nga ajo e ditëve të kaluara, ku pavarësisht masave, qytetarë të shumtë frekuentonin qendrën e qytetit.

E pavarësisht këtyre rregullave të reja, pati të tillë që nuk i rezistuan daljes në shesh.

E edhe dyqanet që ndodhen aty, ishin përkujdesur që t’i rikujtojnë qytetarëve rregullat që ata duhet tu përmbahen në këtë kohë të pandemisë

Gjithë këto masa të sigurisë, janë vënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante në bashkëpunim me Komunat e tjera të Kosovës

Adonis Tahiri, Drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, tha se ky vendim ka hyrë në fuqi qysh prej të Hënës në mëngjes.

Sipas Tahirit, me mbylljen e qarkullimit në sheshe do të evitohet përhapja e virusit Covid 19

E një vendim i tillë u pa të respektohet edhe qytetet tjera të Kosovës.Por, në kryeqytet këto nuk janë masat e vetme që janë marrë.

Kryetari, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga e Hëna, do të ketë edhe disa rregulla të tjera.

Ndërkaq, Ahmeti gjithashtu njoftoi se të gjithë bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi.