Numër i madh autobusësh në drejtim të Qeverisë në shenjë proteste, krijohen kolona të gjata

Numër i madh autobusësh në drejtim të Qeverisë në shenjë proteste, krijohen kolona të gjata – Lajmet e fundit



Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka nisur protestën e paralajmëruar në Prishtinë, ku do t’i sjellë autobusët para Qeverisë së Kosovës.

Kjo ka bërë që në kryeqytet të krijohen kolona të gjata.

Të mërkurën filloi grevë-protesta e kësaj shoqate, të cilët vendosën të ndalin qarkullimin e autobusëve, për shkak të mossubvencionimit nga Qeveria.

Kryetari i kësaj Shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, të mërkurën tha se Këshilli Drejtues i Shoqatës mori vendim që greva për mosqarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve të vazhdojë, ndërsa të premten, në orën 10:00, të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobusë në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e marrëveshjes nga ana e Qeverisë për subvencionim të humbjeve ekonomike, që kanë pasur operatorët e transportit publik gjatë pandemisë. /Zëri

Image