Numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja në Gjermani, Francë dhe Spanjë është ngadalësuar ndërkohë që Europa nis zbutjen graduale të masave

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja në Gjermani, Francë dhe Spanjë është ngadalësuar ndërkohë që Europa nis zbutjen graduale të masave

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja në Gjermani, Francë dhe Spanjë është ngadalësuar ndërkohë që Europa ka nisur të zbusë gradualisht masat e kontrollit të pandemisë.  Spanja, që lejoi stërvitjet në publik javën e kaluar, ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve dhe rasteve të reja në 5 ditë.   Vendi do të lejojë shumicën e dyqaneve që të rihapen ditën e Hënë, 3 javë pasi Gjermania ndërmorri një hap të ngjashëm.

Numri ditor i vdekjeve në itali ka rënë në më pak se 200 për të tretën herë që prej mesit të Marsit. Franca ka raportuar 80 vdekje, numri më i ulët që prej 20 Marsit. Franca do lehtësojë masat për bizneset dhe dyqanet e vogla në nisje të Javës, por kontrollet e ashpra do qëndrojnë në transportin publik në Paris. Gjermania pritet të hapë restorantet, hotelet dhe të gjithë dyqanet, si dhe të rinisë lojërat e futbollit.

Në Spanjë, masat do të lehtësohen pjesërisht, ndërkohë që qytete si Barcelona dhe Madridi, që janë epiqendra të infeksionit, do të qëndrojnë të mbyllura.   “Kjo pjesë e popullsisë do t’i rikthehet jetës normale pasi i gjithë vendi të luftojë pandeminë”, tha Kryeministri Pedro Spanchez.  Pavarësisht një totali prej 150,000 vdekjesh në Europë, liderët po përpiqen të rikthejnë me shpejtësi normalitetin dhe rinisin ekonomitë,  që pritet të tkurrjen me normën më të shpejtë që prej Depresionit të Madh. Vendet e Bashkimit Europian po testojnë situatën duke zbutur jetën sociale dhe ekonomike, por kufijtë do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të Qershorit.

Klevi Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.