Nushi për Durmishin: Reagimi tipik i dikujt qe zihet me pelë për dore

Nushi për Durmishin: Reagimi tipik i dikujt qe zihet me pelë për dore – Lajmet e fundit



Sot zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se ka pezulluar marrëveshjen për tiketa ngjitëse.

Në lidhje me këtë, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi.

Ai tha Durmishi duhet të shkarkohet, sipas tij është zënë në tentativë të hapur korrupsioni e zhvatje.

“Reagimi tipik i dikujt qe nxinet me pelë per dore! Hyseni duhet me u shkarku. Eshte zene ne tentqtive te hapur korrupsioni e zhvatje. Sot e ka pezullu nje kontrate te cilen para 2 javesh e mbrojke me fanatizem. Ne nderkohe jane arrestu, lendu, burgose, shajte e ofendu krejt ata qe reagonin ndaj ketij akti korruptiv!”, ka shkruar ai.

Për pezullimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. /Zëri