Rukiqi: Ekonomisë i duhen 300 milionë euro

OEK letër Bislimit me propozimet për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Oda
Ekonomike e Kosovës përmes një letre dërguar ministrit në detyrë të Financave
dhe Transfereve, Besnik Bislimi i kanë propozuar hapat që duhet të ndërrmiren për
hartimin e Pakos për Rimëkëmbjes Ekonomike.

Letra e
Plotë:

Fillimisht,
dëshiroj të ju falenderoj për bashkëpunimin dhe këmbimin e mendimeve
konstruktive, për t’i ndihmuar sektorit privat, në një periudhë shumë të vështirë,
si pasojë e pandemisë COVID-19. Presioni pozitiv i komunitetit të biznesit dhe
angazhimi institucional kanë një qëllim të përbashkët: ruajtjen e vendeve të
punës dhe përkrahjen e biznesit për përballim sa më të lehtë të dëmeve të
shkaktuara si pasojë e pandemisë, COVID-19.

Për të
vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin, për të pëmbushur qëllimin e lartëcekur,
Oda Ekonomike e Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të komunitetit të
biznesit, me një rrjet prej 15,000 anëtarëve, të organizuar në 30 shoqata të
sektorëve dhe në 7 njësi rajonale, ka përgaditur draftin e I-rë të propozimeve
për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Propozimet
janë të kategorizuara në 4 fusha të cilat, sipas vlerësimeve tona, duhet të përfshihen
në Pakon e Rimëkëmbjes.

  1. Likuiditeti

– Në periudhën e mbetur të
këtij viti dhe në vitin 2021, të alokohen së paku 200 milionë euro, përmes
Fondit për Garanci Kreditore. Kjo krijon një potencial për 600 milionë euro
kredidhënie, me norma të ulëta të interesit dhe “greis” periudhë për fillimin e
kthimit të kredisë, deri 1 vit, nga data e miratimit të kredive;

– Në periudhën e mbetur të këtij viti dhe në vitin
2021, të alokohen 100 milionë grante, që do të dedikohen, për investime në
pajisje të reja, trajnim dhe ri-trajnim të stafit, çertifikim, dhe skemë për përkrahje
të punësimeve të reja (deri 10,000 euro për një vend të ri të punës);
– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në
efiçiencë të energjisë;
– Subvencionim të pagave (në vlerën 170 euro), për sektorët me rënie të dukshme
të qarkullimit, së paku deri me 31 Gusht 2020;
– Kompenzim të qirave (50% të vlerës së kontratës), së paku deri me 31 Gusht
2020.

2) Aftësia konkurruese dhe integrimi në zingjiret globale të furnizimit

– Grante për përgaditje të firmave për eksport: Deri
20,000 euro për kompani, të dedikuara për: ri-trajnim të stafit, implementim të
masave mbrojtëse dhe standardeve të sigurisë dhe shëndetit për COV-19;
implementim të standardeve ndërkombëtare dhe kritereve për eksport , promovim
të kompanive dhe produkteve;
– Kredidhënie me 1% – 2% interes, për rritje të kapacitetit eksportues të
sektori: i drurit, metaleve, plastikës, ushqimit dhe ICT-së;
– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në
efiçiencë të energjisë.

3) Dixhitalizimi

– Alokim të granteve për
transformimin dixhital të e kompanive dhe krijimin e platforormave për
E-Commerce – deri 10,000 euro për kompani.

4) Masat e lehtësirave tatimore dhe atyre jo-financiare

– “Pushime tatimore”
deri në 5 vjet, varësisht nga vlera e investimeve, për investime të reja, përfshirë
investimet e jashtme;
– TVSH në normën 0%, për inputet e prodhimit dhe pajisjet që blehen nga
prodhuesit vendor;
– Normë e diferencuar e TVSH-së (8%), për sektorin e Turizmit, HoReCa-s,
Patundshmërisë dhe Transportit;
– TVSH në normën 0%, për mjetet e reja transportuese;
– Stimulim i shopping-ut brenda vendit (tregtia me pakicë), duke mundësuar
kthim më të lartë të TVSH-së, në periudha të caktuara kohore (vikende, sezona e
verës, festat e fundvitit);
– Favorizim të prodhimeve vendore në çdo blerje nga mjetet buxhetore;
– Falje të tatimit në qira dhe tatimit në pronë për sektorin e HoReCas, për periudhën
e mbetur të vitit 2020;
– Program i amnistisë fiskale për të mundësuar formalizim të sektorëve, sidomos
formalizimin e vendeve të punës.

Siç e theksova edhe më
lartë, ky është draft i I-rë i propozimeve të Odës, porn ë vazhdën e
komunikimeve të ardhshme, jemi të gatshëm, që të njejtat t’i elaborojmë, duke i
përfshirë edhe akterët tjerë institucionalë dhe përfaqësuesit e sektorëve të
ndryshëm të ekonomisë.

Ju falenderojmë
paraprakisht, për marrjen në konsideratë të propozimeve të komunitetit të
biznesit.

Ju uroj punë të mbarë!