Osmani e dekoroi gazetarin Sulejman Gashi (pas vdekjes) me Medaljen Presidenciale të Meritave

Osmani e dekoroi gazetarin Sulejman Gashi (pas vdekjes) me Medaljen Presidenciale të Meritave – Lajmet e fundit



Presidentja e vendit Vjosa Osmani ia ka dorëzuar sot familjes së gazetarit Sulejman Gashi Medaljen Presidenciale të Meritave, me të cilën ajo e ka dekoruar z. Sulejman Gashi (pas vdekjes së tij).

Në ceremoninë e organizuar gjatë ditës së sotme, në prani të familjarëve dhe të miqve, Osmani tha se medalja e ndarë për gazetarin tashmë të ndjerë, Sulejman Gashi, është shprehje e mirënjohjes shtetërore për kontributin e çmuar, të cilin Gashi, si gazetar e aktivist shumëvjeçar e ka dhënë për dhjetëvjetësha të tërë për shpërndarjen gjithandej të së vërtetës së Kosovës, raporton Zeri.info.

Osmani tha se Gashi ka qenë burim i së vërtetës për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një afirmues i së drejtës së saj për liri.

“Ai ishte zëri i Kosovës. Ne sot po e institucionalizojmë kujtesën për të duke e dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin shumëvjeçar në pasqyrimin e së vërtetës së Kosovës e për të në arenën ndërkombëtare”, tha presidentja Osmani.

Familjarët e Gashit, por edhe bashkëpunëtorët e tij të pranishëm në ceremoni, shprehën mirënjohje ndaj presidentes Osmani për kujdesin që po tregon ndaj personaliteteve të cilat kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe e falënderuan atë për dekoratën të cilën Osmani ia ka ndarë Gashit. /Zëri

Image

Image