Osmani: Në Kosovë nënkryetare të Kuvendit kemi të mbijetuarën e masakrës, në Serbi kanë masakrues

Osmani: Në Kosovë nënkryetare të Kuvendit kemi të mbijetuarën e masakrës, në Serbi kanë masakrues – Lajmet e fundit



Bozhidar Deliqi dje është zgjedhur si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë. Ai kishte shërbyer në Ushtrinë e ish-Jugosllavisë dhe ishte përfshirë në vrasjen e civilëve në Kosovë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se në Kosovë, nënkryetare e Kuvendit është një e mbijetuar e luftës, kurse në Serbi një kriminel që masakroi mijëra kosovarë.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri