Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut – Lajmet e fundit



Ushtruesja e Detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Gjatë këtij takimi, nga Osmani u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve duke u bazuar edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore, njoftohet përmes një komunikate për medie të zyres së presidentes.

Sipas Osmanit, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik.

Osmani dhe Jusufi u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë./Zëri

Image

Image