Osmani: Qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve ishte gjenocidi – Lajmet e fundit



Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Tribunalit të Hagës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se njrëzit dhe familjët që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi i Millosheviqit do të ndjehen një hap më pranë drejtësisë.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, gjykimi i Mlladiqit do të hyjë në histori si një rast i rallë kur vihet drejtësia.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shtuar tutje Osmani./Zëri